U lind më 10 qershor 1971, në fshatin Balaj, Komuna e Ferizajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen, gjimnazin në Ferizaj. Ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës/Fakulteti Juridik, dhe aktualisht vijon studimet e nivelit master në po këtë universitet/drejtim. Ka studiuar edhe në Fakultetin e Mjekësisë/Universiteti i Prishtinës. I rritur në një familje me traditë atdhetare, qysh i ri ka vepruar në shërbim të çështjes kombëtare. Për shkak të aktivitetit politik-atdhetar, në vitin 1993, është keqtrajtuar nga pushtuesi serb, bashkë me motrën e tij, Sanijen, e cila ka bërë dy herë burgun politik. Gjatë luftës, ka qenë i rreshtuar në radhët e UÇK-së. Veprimtaria politike: – Është njëri ndër themeluesit e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj; – Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, 2001-2003; – Anëtar i Kryesisë së PDK-së në Ferizaj që nga viti 2001 dhe aktualisht; – Anëtar i Kuvendit të Komunal, 2000-2009; – Kryesues i Kuvendit të Komunal të Ferizajt, 2007-2009; – Kryesues i Kuvendit Komunal të Ferizajt (i rizgjedhur) 2009-2013; – Kryetar i degës së PDK-së në Ferizaj; – Kryetar i Komunës së Ferizajt – 2012-2013; – Kandidat i PDK-së për Kryetar të Komunës së Ferizajt , 2013; – Deputet i legjislaturës së pestë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, 2014-2017 – Anëtar i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, 2014-2017 – Deputet i legjislaturës së gjashtë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, 2017 Aktualisht Kryetar i Komunës së Ferizajt Është i martuar, baba i një fëmije.