
Ai me këtë rast ka falënderuar këta të fundit që kanë arritur që zyrën lokale për komuniteti ta pajisin edhe me teknologji informative.
“Unë dua t’ju falënderoj jo vetëm për pajisjet, por edhe mbështetjen që e keni bërë gjatë gjithë kohës gjatë misionin sa keni qenë këtu, i cila ka qenë e një rëndësie të veçantë për ne që nga viti 1999 e deri më sot, sepse çdo sukses që ne kemi shënuar praktikisht është pjesë e kontributit edhe të stafit tuaj që keni qenë gjatë gjithë kohës në gjithë Kosovën, por edhe në qytetin e Ferizajt”, ka thënë numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu.
Nga ana tjetër përfaqësuesi i UNMIK-ut ka theksuar se kjo është vetëm një ndihmë e vogël që ka bërë për Komunën e Ferizajt dhe për zyrën lokale për komunitete.
Kjo u bë e mundur nga misionit i Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK, pasi përfunduan misionin e tyre edhe në rajonin e Ferizajt.