Zëvendës ministri i Arsimit ,Nehat Mustafa ka qëndruar sot në Ferizaj,me ç’rast ka vizituar gjimnazin “Kuvendi i Arbërit “si dhe shkollën fillore “Vezir Jashari” në Ferizaj. Kjo vizitë ,Mustafa tha se ishte e planifikuar për 1 shtator , por që për shkaqe të ndryshme ai nuk kishte mundur ta realizojë. Zëvendës ministri i Arsimit tha se kanë zgjedhur gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”për këtë takim ,duke ditur se ai ka arritur një shkallë të lartë të kalueshmërisë në testin e sivjemë të maturës shtetërore , duke kaluar 70 përqindëshin. Por, zv/minsitri Mustafa ka shfrytëzuar rastin që personelit mësimor të gjimnazit dhe shkollës tjetër që vizitoi, SHFMU" Vezir Jashari" ta njoftojë me katër dokumente që së fundi janë aprovuar, duke vlerësuar lart rëndësinë e tyre, madje kushtimisht duke i krahasuar me kushtetuta, si: Ligjin për Arsimin Parauniveristar, Ligjin për Arsimin e Lartë, Strategjinë e zhvillimit të arismti 2012-16 dhe Kornizën e Kurrikulit të ri të Arsimit Parauniversitar.
Zv/ministri Mustafa ndër arsyet tjera që e kanë shtyrë të bëjë këtë vizitë në gjimnazin e Ferizajt ka thënë se ka qenë edhe aspekti i informimit me çështjen e pilotimit të vlerësimit të performancës së mësimdhënëve.
"Në 20 shkolla të Kosovës, pran edhe në gjimnaz do të fillojë që në nëntor procesi i vlerësimit të performancës. Në dhjetor do të jepen informacione mbi këtë proces, ndërsa nga janari do të fillohet me vlerësimin" ka thënë Mustafa.
Numri dy i MASHT-it ka nënvizuar se sipas kritereve të Udhëzimit Adminsitrativ 05/2001 çdo mësimdhënës i nënshtrohet vlerësimit të performancës dhe kjo mbështetur në numrin e orëve të zhvillimit profesional dhe vlerësimit të performancës.
"Mbi këtë bazë, këshilli shtetëror për licencim vendos se cilit mësimdhënës t’i vazhdohet licenca, apo ai duhet të ketë periudhë shtesë për ndjekjen e trajnimeve. Përmes saj synohet të rritet përgjegjësia në punë, sepse varësisht nga shkalla e vlerësimit do ta varet puna me mësimdhënësve në procesin mësimor" ka thënë Mustafa.
Duke folur për trajnimet, Mustafa ka thënë se këto do t’i organizojnë organizatat vendore e ndërkombëtare të akredituara dhe jo ndonjë organizatë tjetër.
"Gjatë pesë viteve, secili mësimdhënës duhet të ketë nga 100 orë trajnime me programe të akredituara dhe jo çdo lloj organizatë do të mund të organizojë trajnime për mësimdhënës" ka thënë zv.ministri Mustafa.
Në 20 shkolla do të nis pilotimi i vlerësimit të performancës