Zhvillimi i ndërmarrësisë përmes shfrytëzimit më efiçient të energjisë elektrike është qëllimi i projektit “Gratë ndërmarrëse në energji”
përmes së cilës do të përfitojnë grante, 25 biznese të udhëhequra nga gratë, si rezultat i marrëveshjes me financim të dyanshëm që nënshkruam sot me organizatën gjermane “HELP”.
Donacione me pajisje që mundësojnë efiçiencën e energjisë elektrike, organizimin e biznesit e trajnimet profesionale si dhe monitorimin e bizneseve të mbështetura janë synimet që përfshijnë mbështetjen nga kjo marrëveshje.
Bashkë me zonjën Shqipe Breznica nga organizata “HELP”, vendosëm firmën në këtë marrëveshje, për të ndihmuar konkretisht gratë ferizajase ndërmarrëse, në uljen e shpenzimeve operative në bizneset e tyre që njëkohësisht krijon mundësinë që shpenzimet e deritanishme të kësaj natyre t’i orientojnë në rritjen dhe zhvillimin e biznesit të tyre.