Në vazhdën e takimeve që zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë u bëjnë buqëve të ndryshëm, ata të premten vizituan disa nga fermerët më të suksesshëm të Komunës së Ferizajt. Xhabir Morina, Zëvendësministër i Bujqësisë me këtë rast ka thënë se si qëllim të veçant kanë të vizitojnë fermerët, e që në këtë mënyrë t’i nxisin prodhuesit që edhe më tutje të merren me këtë veprimtari. “Mund të jemi të suksesshëm në shumë fusha. Kam kënaqësinë e veçant që sot jam në Ferizaj dhe zgjodhëm ta vizitojmë një rast që është i suksesshëm në një investim të përbashkët të Ministrisë së Bujqësisë dhe Komunës së Ferizajt”, ka thënë Morina.“Është një rast i suksesshëm në kuadër të projektit të sistemit të ujitjes pikë-pikë që është treguar se është vërtet i nevojshëm, i domosdoshëm që kjo prodhimtari të jetë e suksesshme të jetë me rendiment cilësor dhe e suksesshme”, ka thënë Zëvendësministri Morina. Ndërsa kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, ka thënë se është kënaqësi të shohësh plantazhet e mbjellura nga këtë fermerë. Ai inkurajoi fermerët që edhe më tutje të insistojnë që prodhimet e tyre të jenë sa më cilësore. “Kemi për t’i mbështetur vazhdimisht. Ky është një projekt që është bërë nga komuna dhe qeveria para dy viteve”, ka thënë Xhemaili. Shaqir Zeqiri, fermer nga fshati Sojevë i Ferizajt, i cili ka të mbjellur 50 ari me mollë dhe 50 ari të tjera me kumbulla, duke falënderuar Ministrinë e Bujqësisë për ndihmë që i ka dhënë, ka thënë se pa ndihmën e ministrisë dhe të Kuvendit Komunal të Ferizaj, pemët e tij nuk do të ishin zhvilluar aq shumë e posaçërisht pa sistemin e ujitjes pikë-pikë. “Jam shumë i bindur se po të mos ishte ky sistem as zhvillimi i tyre nuk do të ishte kaq i mirë i këtyre fidanëve”, ka thënë Zeqiri, duke shtua se çfarëdo ndihme që u epet fermerëve i nxit ata që të punojnë më shumë me bujqësi në përgjithësi. Edhe Sabri Berisha, kultivues i manaferrave i cili po ashtu u vizitua nga zv. Ministri Morina ka thënë se të gjithë duhet të angazhohen në një të ardhme për bimët e vjetra posaçërisht për manaferrat.”Kosova duhet me qenë tregu jonë dhe pse lypset që në të ardhmen me mendu më shumë për bimët e vjetra posaçërisht për manaferrat, mjedrat dhe dredhëzat. Për ato duhet menduar me bë një ngrirje të thellë e t’i dërgojmë jashtë vendit për import ”, ka thënë Xhabir Morina, Zëvendësministër i Bujqësisë me këtë rast ka thënë se si qëllim të veçant kanë të vizitojnë fermerët, e që në këtë mënyrë t’i nxisin prodhuesit që edhe më tutje të merren me këtë veprimtari. “Mund të jemi të suksesshëm në shumë fusha.