
Në këtë manifestim edhe njëherë u lartësua figura e komndant Sokolit, i cili deri në rënie ishte komandant i logjistikës në Zonën Operative të Nerodimës. Me këtë rast kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili tha se sa herë mblidhemi për të shpalosur monumentin e një dëshmori, jepen dimensione të amshueshmërisë, kujtimit, vlerësimit dhe respektit ndaj nocionit të lirisë, paqes, e triumfit të njerëzores ndaj egërsirës.
"Në këtë ditëlindje të 44 të dëshmorit, Naim Beka, rikthehemi në atë epokë të ngatërruar, e të vështirë të përjetimeve tona si popull, në kohën kur ndjeheshim shumë të motivuar në rrugën e lirisë, por duke e ndjerë vetën të trazuar në ankthin e ëndrrës shekullore, duke e matur thellësinë e saj dhe me limitin e vështirë të prekjes së saj", ka theksuar Xhemaili, duke shtuar se pikërisht në atë ambient ku është vendosur shtatorja e komandant Sokolit, jo fort moti synimet shekullore sikur përmbyseshin nganjëherë nga gjembat e barrikadës vrastare serbe.
"Të sfilitur nga betejat e gjata shekullore për lirinë, ndonjëherë sikur na dukeshin edhe më të tmerrshme ato xhemba. Por djemtë e vashat e UÇK-së, lëkundën mitin tmerrues dhe trandën ëndrrën tonë shekullore, duke na bërë si popull që ta prekim përmasën dhe thellësinë e saj fisnike", është shprehur kryetari i Komunës së Ferizajt Bajrush Xhemajli.
Për figurën e komandant Sokolit me pietet kanë folur edhe Shukri Buja, ish-komandant i ZO të Nerodimës dhe Nazmi Krasniqi, kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së. Me këtë rast është shfaqur edhe një program i pasur kulturo artistik
Me këtë rast kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili tha se sa herë mblidhemi për të shpalosur monumentin e një dëshmori, jepen dimensione të amshueshmërisë, kujtimit, vlerësimit dhe respektit ndaj nocionit të lirisë, paqes, e triumfit të njerëzores ndaj egërsirës.