Në këtë takim, kryetari Xhemaili, vlerësoi të arriturat e kësaj ndërmarrjeje vitale për Komunën tonë, në veçanti në dy vjetët e fundit, të cilat kanë rrezultuar me shtim të efikasitetit në punë dhe shërbime më të avancvuara në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.
Theks i veçantë gjatë takimit, iu dha raportit të fundit të Zyrës së Rregullatorit për Ujë dhe Mbeturina, e cila KRM-në ‘Pastërtia”, e rendit si më të mirën në nivel shteti në dy kategori: Për performancën më të mirë për vitin 2010 dhe për përmirësim të performancës në krahasim me vitet paraprake. Kryetari Xhemaili, tha se këto rezultate janë inkurajuese në veçanti për faktin se KRM “Pastërtia”, ka bërë një shkëputje të madhe cilësore në krahasim me vitin 2009, kur rangohej si e fundit në Republikë për performancë.
Drejtuesit ë KRM “Pastërtia, gjatë takimit kanë thënë se u gëzohen arritjeve, por janë gjithnjë në kërkim të mënyrave për rritjen e mëtutjeshme të cilësisë së shërbimeve, duke u zotuar se do të shtojnë mobilizimin por edhe motivimin, drejtë qëllimit për një qytet maksimalisht të pastër dhe për futjen e tërë territorit të Komunës në kuadrin e përgjegjësisë për shërbimet që ofrojnë.
Në fund, kryetari Xhemaili ka premtuar se Komuna në mënyrë permanente do të jetë në mbështetje të ndërmarrjes, për të përplotësuar infrastrukturën teknike dhe normative, e cila do të mundësonte një aktivitet efikas dhe cilësor, me qëllim të përmbushjes së zotimeve për shndërrimin e qytetit e Komunës në një hapësirë ambientalisht të rregullt dhe të shëndoshë.
Kryetari i Komunës, z. Bajrush Xhemaili, i shoqëruar edhe nga nënkryetari, z. Besim Zymberi, pritën sot në një takim drejtuesit e KRM “Pastërtia”, z. Skënder Ferizi, kryetar i Bordit të Drejtorëve dhe z. Gazmend Bytyçi, kryeshef ekzekutiv .