Komuna e Ferizajt, është në vlugun më të madh të punimeve në implementimin e projekteve të ndryshme të cilat shkojnë në të mirë të qytetarëve. Kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili thotë se edhe pse aporvimi i buxhetit është vonuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, kjo gjë komuna e Ferizajt, nuk ka ngecur në impelementimin e projketeve për këtë vit. “Megjithëse, është vonuar aprovimi i buxheti në Kuvendin e Republikës së Kosovës për tre muaj, tek ne kjo nuk ka ndikuar që më dinamikë të mbesim mbrapa, për shkak se ne kemi kryer të gjitha procedurat dhe kishin mbetur vetëm kontratat për t’u nënshkruar. Kemi punuar para se të aprovohet buxheti atje dhe në këtë mënyrë kemi arritur që me punime të jemi shumë më përpara”, ka thënë Xhemaili. Nga 88 projekte kapitale sa janë në tërsi për këtë vit, sipas Xhemailit, pothuajse në të gjitha janë duke u zhvilluar punime, e në disa projekte të tjera punimet edhe janë kryer.
“Nga 47 rruga sa janë të paraparë, 23 veqse janë kryer, ndërsa në të gjitha të tjerat punimet janë duke vazhduar. Edhe në kanalizime nëpër fshatra në të gjitha është duke u punuar, pos njërit i cili është përfunduar në fshatin Prelez, ndërsa në fshatin Gaçkë dhe Prelez deri më tani është përfunduar faza e parë. Edhe në renovimet e shkollave gjithashtu është duke u punuar”, ka thënë Xhemaili.
Sipas kryetarit Xhemaili, Ferizaj është shëndrruar në një kantier ndërtimi e pune dhe se vazhdimisht po kujdesen në atë që edhe cilësia në punë të jetë çdo herë e më e mirë se sa në vitet e kaluara. “Për cilësi, kurr nuk është shumë të shikohet apo të insistohet në të, që në këtë mënyrë të gjitha ato punime të cilat po i kryejmë të jenë edhe të qëndrueshme”, ka thënë Xhemaili.
Nga të gjitha projektet në të cilat është duke u punuar këtë vit, kryetari Xhemaili vlerëson më shumë atë të rrugës “Enver Topalli” dhe rrugës “Epopeja e Jezercit”, të cilat sipas tij, kaherë ishin shumë të nevojshme për qytetarët, e në të cilat rrugë po punohet me intenzitet të plotë dhe me dinamikën në të cilën janë paraparë.
Ajo që vlen të theksohet sipas kryetarit Xhemaili, është se këtë vit, komuna nuk do të ketë suficit. “Në qeverit paraardhëse, para se të vim ne, mesatarisht ndoshta kanë humbur 1 milion euro në vit për shkak të suficitit që kanë pasur, e te ne nuk ka ndodhur kjo, por edhe nuk do të ndodh”, ka thënë Xhemaili. Kryetari Xhemaili, ka bërë të ditur se deri në fund të vitit, ashtu siç janë duke rrjedhur punët tani, do të përfundohen të gjitha projektet e parapara për këtë vit, e ndoshta edhe para afatit, pasi që ende nuk ka ndonjë indikacion se ndonjë projekt nuk do të përfundon me kohë.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, për punimet e projekteve që janë duke u bërë në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ka thënë se konsideron se është një zhvillim shumë dinamik sa i përket procesit të të gjitha projekteve në implementimin e tyre për këtë vit.