Përfaqësues të organizatës Care International si dhe përfaqësues të fshatit Jezerc, janë takuar më kryetarin e Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili. Më këtë rast përfaqësues të Care-it e kanë njoftuar kryetarin Xhemaili , për një projekt i cili është i financuar nga Komisioni Evropian për Zhvillimin e Turizmit , ku me këtë rast është përzgjedhur fshati Jezerc si zonë rurale për zhvillimin e turizimit. Pikërisht për këtë qëllim tashmë në fshatin Jezerc është bërë edhe një organizatë joqeveritare” Qendra për zhvillimin e turizmit rural në Jezerc”, ku promovimi i saj do të bëhet me 1 tetor në lagjen e Ukësmajlëve në këtë fshat, ku parashihet të marrin pjesë rreth 80 ndërkombëtarë, prej tyre drejtori i Komisionit Evropian, Drejtues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kryetari i Ferizajt Bajrush Xhemaili si dhe shumë mysafirë të tjerë.
Me këtë rast numri një i qeverisë lokale të Ferizajt, Bajrush Xhemaili, ka përgëzuar për këtë iniciativë që kanë marr, sepse sipas tij, ai fshat ka të gjitha kapacitete për zhvillimin e turizmit.
Në promovimin e kësaj OJQ-je është paraparë që 21 familje nga fshati Jezerc të përgatisin edhe prodhime tradicionale vendore për të gjithë mysafirit të cilët do të marrin pjesë .Ndërsa Care-i pritet që kësaj organizate në këtë fshat ta bëjë edhe një objekt për funksionimin e saj, ku aty çdo ditë do të jetë një përfaqësues i kësaj organizate që të udhëzojë të gjitha ata që dëshirojnë të bëjnë turizëm në këtë fshat.
U diskutuan çështje të rëndësishme