Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemali, ka pritur në një takim ekipin e OSBE-së i cili po kryen misonin e tyre në Kosovë. Me këtë rast numri një i qeverisë lokale të Ferizajt, përfaqësuesit e OSBE-së i ka njoftuar për të arriturat e komunës dhe po ashtu është diskutuar dhe çështja e sigurisë në rajonin e Ferizajt, pas vjedhjes së tetë shtëpive të serbëve në fshatin Bablak.
Xhemaili ,po ashtu këtë ekip e ka njoftuar që gjatë ditës së sotme ka pritur edhe disa nga studentët të cilët studimet e tyre po i kryejnë në Tern të Italisë , falë bashkëpunimit që ka komuna e Ferizajt me këtë qytet dhe falë ndihmës që ka dhënë edhe Don Sandro Shaboleta.
Ndërsa, koordinatori i ekipit të OSBE-së për komunën e Ferizajt, Nicohlas Stansfield, me këtë rast ka falënderuar kryetarin Xhemaili, për bashkëpunimin të cilin e ka tash e sa muaj dhe po ashtu e ka lavdëruar edhe për punën e madhe që po bënë në realizimin e projekteve të ndryshme për qytetarët e komunës sonë.
Kryetari Xhemaili, me këtë rast ka theksuar se komuna e Ferizajt po bënë përpjekje maksimale që femrat të jenë sa më shumë pjesë e proceseve vendimmarrëse.
U diskutuan çështje të rëndësishme