Me këtë rast kryetari Xhemaili, drejtuesit e Kolegjit Universitar Universum i ka njoftuar më të arriturat, sfidat por edhe planet për të ardhmën, që ka për Komunën e Ferizajt.
Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Kolegjit Universitar Universium, Suad Berisha , kryetarin Xhemailit e ka përgëzuar për të arriturat dhe për punën e tij, që ka bërë gjatë këtij mandati qeverisës, duke bërë kështu ndryshime rrënjësore në infrastrukturën në përgjithësi.
Me këtë rast drejtori Suad Berisha dhe zv, drejtori Sedat Berisha, për kryetarin Xhemaili kanë ndarë edhe një mirënjohje një shenjë kontributi për të arrituarat e qytetit të Ferizajt.
Kolegji Universitar Universum është institucion i arsimit të lartë, i akredituar pa kusht nga Agjencia për Akreditim e Kosovës. Programet e studimit, menaxhimi institucional dhe sigurimi i cilësisë janë vlerësuar shumë lartë nga ekspertët ndërkombëtarë.
Universum ka partneritetet më të fuqishme ndërkombëtare nga te gjitha institucionet që veprojnë në Kosovë. Është i binjakëzuar me Chichester College (Angli), anëtarësuar në Global College Network, Anglia Network Europe, European Higher Education Society dhe ka mëse 30 institucione partnere nga e gjithë bota.
Është institucioni i vetëm privat në Kosovë i cili ka fituar grant nga Ambasada e SHBA-vë dhe Departamenti i Shtetit për zhvillimin e një Reviste Shkencore ndërkombëtare.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili si dhe nënkryetari i Komunës Besim Zymberi, kanë pritur në një takim drejtuesit e Kolegjit Universitar Universum në Ferizaj.