Kryetari Xhemaili , me këtë rast ka falënderuar shoqërinë civile që po punojnë vazhdimisht në të mirë të qytetarëve sidomos për të rinjtë. “ Unë gjithmonë kam bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojë me shoqërinë civile”, ka thënë Xhemaili, ndërsa ka shtuar se tashmë është në dijeni që njëri ndër problemet më të theksuara tek të rinjtë është papunësia.”Ky është një problem i cili është sa i përket papunësisë, por në bazë të regjistrimit të fundit që është bërë sa i përket regjistrimit të popullësisë del se në komunën tonë 20 deri 30 për qind e qyetarëve janë të papunë” , është shprehur Xhemaili.
I pari i Ferizajt, Xhemaili ka theksuar se fakti se komuna e Ferizajt, është komuna e tretë në Republikën e Kosovës, që është i zhvilluar ekonomikisht.”Faktorët që kanë ndikuar për këtë është për shkak të asaj se Ferizaj, është një udhëkryq dhe këtu më shumë zhvillohet ekonomi, por edhe kampit Bondsteel e ka bërë të vetin dhe po ashtu edhe punësimi i të rinjve tanë në vendet e ndryshme si në Afganistan dhe Irak” ka thënë Xhemaili.
Ndërsa, përfaqësues të shoqërisë civile kanë përgëzuar kreun e komunës për të gjitha të arriturat dhe kanë kërkuar që ata të përkrahen nga drejtues të qeverisë lokale të Ferizajt.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, ka pritur në një takim përfaqësues të shoqërisë civile të komunës së Ferizajt.