
Nga ana tjetër, qytetarët e Ferizajt më shumë ishin të fokusuar në aspekte që kanë të bëjnë me zhvillimin e komunës dhe investimet që duhet bërë kryesisht në infrastrukturë, rrjet kanalizimi, ujësjellës etj.
Ramadan Ademi, nga fshati Greme, duke përmendur të gjitha investimet që janë bërë në këtë fshat, përfshij këtu edhe rrugën që lidh Komunën e Ferizajt me atë të Shërpcës, kërkoi konkretisht që për lagjen e Spahiajve por edhe për fshatin Greme, ujësjellës, shtrim të rrugës së tyre, por edhe shkollë.
Kryetari Xhemaili, u ka dhënë përgjigjje të gjithave pyetjeve dhe kërkesave të qytetarëve, duke thënë se komuna do të bëjë shumëçka për zgjidhjen e problemeve të tyre, në ato raste kur zgjidhja duhet bërë nga komuna, duke u dhënë premtime se kërkesat e tyre një për një do t’i analizojë.
U bë e ditur se gjatë këtyre gjashtë muajve të parë të këtij viti, Komuna e Ferizajt, ka shpenzuar gjithësej mbi 7 milion e 510 mijë euro, apo 40.59 për qind të buxhetit të tërsishëm në të gjitha kategoritë buxhetore. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu, u bë e ditur se janë zhvilluar procedurat e prokurimit për 55 projekte kapitale nga të gjitha lëmitë e infrastrukturës, prej tyre 12 projekte të asfaltimit, 10 projekte të kanalizimit, 13 të arsimit, 1 projekt i shëndetësisë, 2 të ndriqimit publik si dhe 7 projekte të tjera. Nga të gjitha këto projekte, deri më tani 2 kanë përfunduar, ndërsa të tjerat janë në fazën e zhvillimit të punimeve.Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, u bëri të ditur qytetarëve se tani veqëse kanë hyrë në procesin e hartimit të projekt-buxhetit për vitet 2012-2014. “Ju ftoj që të kontribuoni në takimet e rradhës, që do të mbahet në mënyrë që projekt-buxheti 2012-2014, të përfshijë edhe propozimet tuaja, por gjithnjë duke u patur parasysh kufizimet buxhetore”, ka thënë Xhemaili.
Me qëllim që qytetarë të njoftoheshin me investimet që janë duke u bërë këtë vit në Komunën e Ferizajt, Kryetari i Komunës, Bajrush Xhemaili, organizoi debat publik. Nga ana tjetër edhe qytetarët patën kërkesat e tyre për investime në zona të ndryshme të Ferizajt