Mirëprita sot vajzat e Klubit të Volejbollit “Kastrioti”, të cilat u shpallën kampione të trefishta në nivel vendi. Vajzat e grupmoshës U14 u shpallën kampione volejbolli kurse vajzat e grupmoshave U18 dhe U20 u shpallën kampione në Beach Volley, duke i sjellë vitrinës së Ferizajt tri kupa kampioni, për të cilën përgëzova lojtaret, trajnerët Vildane Jashari dhe Kujtim Ilazi, prirë nga Kryetari i Klubit, Abedin Ibrahimi.