Për të parë nga afër ecurinë e punimeve që po realizohen në rrugën ‘Brahim Ademi”, në rrugën “Enver Topalli” si dhe në shkollën fillore të mesme të ulët në fshatin Greme doli kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me drejtorin e Infrastrukturës, Gafurr Ilazin dhe drejtorin e Shërbimeve Publike Fatmir Azizin.
Me këtë rast ata u interesuan nga afër për rrjedhën e këtyre punimeve, ku nga firmat kontraktuese u tha se punët janë duke vazhduar në rrjedha normale dhe në bazë të afateve ligjore.
Në Komunën e Ferizajt, kanë filluar se realizuara projekte të shumta infrastrukturore.