
Projekti ka për qëllim aktivizimin e policisë dhe të nxënësve të shkollave, për të mësuar rregullat dhe zbatimin e tyre në trafik, për ta shtuar sigurinë e qytetarëve, por sidomos të fëmijëve parashkollorë dhe të atyre që e fillojnë klasën e parë.
Eprorë të policisë së Ferizajt dhe autoritete komunale thanë me këtë rast se projekti ka dhënë efekte të mira në edukimin e fëmijëve dhe të të rinjve, duke e ngritur kulturën e sjelljes në trafik.
U bë e ditur se projekte të ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmën. Me mirënjohje për angazhimin në zbatimin e projektit, morën policë, drejtorë shkollash dhe nxënësit pjesëmarrës.
Në zbatimin e këtij projekti, kanë marrë pjesë rreth 30 shkolla të rajonit të Ferizajt me afro 450 nxënës.