Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka kontribuar edhe në vitin që sapo e lamë pas, por një kontribut të tillë do të jep edhe në vitin që sapo kemi hyre. Sa i përket vitit 2011 Kuvendi i Komunës, ka përfunduar një vit të suksesshëm duke pasur parasysh vëllimin e punëve dhe kualitetin e punëve që ka bërë Kuvendi i Komunës. “Kuvendi i Komunës ashtu siç e parasheh edhe Ligji për vetëqeverisje lokale ka mbajtur 11 seanca të kuvendit, ndërsa i ka mbajtur 13 mbledhja të Komitetit për Politikë dhe Financa, ajo çka është dëshmuar edhe këtë vit ka vazhduar kontinuitet i punës së mirë në kuvendin e komunës në realizmin e procese të rëndësishme demokratike që janë të nevojshme për komunën e Ferizajt, por edhe për Kosovën dhe në këtë aspekt mendoj se në këtë drejtim është kontributi i secilit grup parlamentar që përfaqësohet në Kuvendin e Komunës”, ka thënë kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Agim Aliu.
I pari i Kuvendit të Komunës, Agim Aliu, ka thënë se Kuvendin e Komunës e ka përcjell një zhvillim i demokracisë, por edhe vendime të shumta të cilat kanë qenë në interes të qytetarëve.“Me këtë unë dua të them se mesin e tyre janë 37 vendime të ndryshme të kuvendit të komunës dhe vlen për tu theksuar sidomos vendimi që janë të karakterit të interesit të përgjithshëm të shumë projekteve të rëndësishme dhe me këtë ju hapen edhe rrugët qytetarëve ku këta të fundit , mund t’i prekin ato investime si rezultat i marrjes së vendimeve nga ana e anëtarëve të Kuvendit. Po ashtu vlen të falënderoj anëtarët e kuvendit për koncenzusin e sjelljes së këtyre vendimeve, sepse shumica e këtyre vendimeve e kanë kaluar një koncenzus të plotë, të përgjithshëm te anëtarët e kuvendit dhe në mënyrë të veçantë”, tha Aliu, duke shtuar se kontribut mjaft të madh ka dhënë edhe Komiteti për Politikë dhe Financa.”Dua të falënderoj edhe anëtarët e komitetit për politikë dhe financa, ku kanë mbajtur 13 seanca të tyre dhe si asnjëherë më parë komiteti për politika dhe financa e ka luajtur rolin e vet, rolin që i takon në përgatitjen e materialit për mbledhje të Kuvendit, por edhe në shqyrtimin e çështjeve të tjera që janë me interes në mënyrë të veçantë sa i përket kornizës afatmesme buxhetore si dhe buxhetin për vitin 2012 ku ka pasur një kontribut jashtëzakonisht të madh që e dallon nga kontributi që është bërë viteve të kaluara, edhe kjo është një stimulim më i madh që edhe në të ardhmen kur komiteti të vazhdojë edhe punët e tij dhe njëhkosisht është dëshmi e një suksesi që ka shënuar edhe komiteti për politike dhe financa, por edhe kuvendi i komunës, pasi që dijet që komiteti është organi kryesor realisht ai gatuan punën që duhet të bërë kuvendit , njëhkosisht anëtarët e saj”, ka potencuar Aliu.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Agim Aliu, po ashtu ka theksuar se gjatë vitit që lamë pas edhe komitetet tjera kanë qenë të suksesshme, duke përfshirë këtu edhe komitete obligative, por edhe ato jo obligative. U bë e ditur se ditëve të fundit është mbajtur edhe një takim me kryesuesit dhe zv,kryesuesit e këtyre komiteteve në mënyrë që të shpalosen edhe planet për këtë vit.
Gjatë vitit 2011, Kuvendi i Komunës së Ferizajt, ka treguar rezultatet të shumta duke mbajtur kështu 11 mbledhje, ku janë nxjerr edhe 37 vendime të ndryshme.