Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, të mërkurën, priti në një takim, kolonel Francisko Neuman, komandant i GSHB-Lindje. Xhemaili, me këtë rast ka thënë se gjatë këtij takimi biseduan për shumë çështje, e ajo që kishte një fokus të veçantë, ishte siguria e qytetarëve në Komunën e Ferizajt. "Vlerësuam se në Komunën e Ferizajt, vërtetë është një siguri shumë e kënaqëshme por edhe rreth saj, falë bashkpunimit tonë më fqinjët, siç është Shtërpca", ka thënë Xhemaili. Temë tjetër e bisedës, u bë e ditur së ishte edhe raporti mes komuniteteve në përgjithësi, dhe u konstatua se komunikimi mes tyre është i një niveli të duhur. Xhemaili, ka thënë se kolonelin Neuman, e ka njoftuar edhe për projektet infrastrukturore dhe çështje të ndryshme në Ferizaj. "Kemi edhe projekte të tjera sa u takon komuniteteve, siç është projekti i rrethojës së kishës ordodokse në Ferizaj, e cila do të fillon së ndërtuar gjatë kësaj jave", ka thënë Xhemaili, duke e falënderuar në përgjithësi KFOR-in, për sigurinë e qytetarëve por edhe për ndihmën në disa projekte të tjera.
Nga ana tjetër, kolonel Francisko Neuman, komandant i GSHB-Lindje, ka thënë se gjendja e sigurisë në Komunën e Ferizajt është shumë e mirë. "Ne duhet t’ia njohim këtë meritë Policisë së Kosovës, të cilët po bëjnë një punë shumë të mirë këtu në Ferizaj dhe në tërë Kosovën", ka thënë Neuman, duke shtuar se edhe më tej do të vazhdojmë të shohim forca të KFOR-it, duke bërë patrullime por edhe miqësi ndërlidhëse. "Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën e ruajtjes së gjendjes së sigurisë dhe qetësisë në Kosovë si dhe ruajtjen e lirisë së lëvizjes dhe në rast se Policia e Kosovës ka nevojë për mbështetjen tonë, ne jemi këtu për ta bërë atë", ka thënë Neuman, duke shtuar se janë këtu dhe të gatshëm që t’u përgjigjen të gjitha thirrjeve të atyre që kanë nevojë. "KFOR-i do të qëndroj këtu për ta mbështetur Policinë e Kosovës dhe EULEX-in", ka thënë Neuman.
Po të mërkurën, kryetari Xhemaili, nga koloneli Neuman, u njoftua se KFOR-i do të siguron një donacion për pajisjet të zjarrfikësve të Komunës së Ferizajt. Ndryshe,
Komuna e Ferizajt, ka takime të rregullta, me përfaqësues të KFOR-it.
"Ne duhet t’ia njohim këtë meritë Policisë së Kosovës, të cilët po bëjnë një punë shumë të mirë këtu në Ferizaj dhe në tërë Kosovën", ka thënë kolonel Francisko Neuman, komandant i GSHB-Lindje, gjatë një takimi që kishte me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili