Vizitë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare: Hapet muzeu dhe biblioteka me vlera historike dhe shkencore
22/11/2024 13:16
Mëngjesin e sotëm bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Kemajl Emini vizituam Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare e cila së fundmi ka hapur edhe Muzeun e Bibliotekën në kuadër të institucionit, me pajisje mjekësore të mjekëve ferizajas ndër vite, literaturë të shkencave mjekësore, dokumentacion strategjik e administrativ dekadësh i ruajtur nga ky institucion e materiale të tjera që e bëjnë këtë nismë të veçantë e unike në gjithë vendin.