
"Gjatë vitit 2010, janë bërë investime në infrastrukturë, me ç’rast QKMF-ja ka përfituar shumë, së pari në zgjerimin e hapësirave ku është krijuar një komoditet si për punëtorët shëndetësor e po ashtu edhe për pacientët", ka thënë Abazi.
Ndërsa, kryetar i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, duke i përgëzuar të gjithë punëtorët shëndetësor për punën që kanë bërë dhe po bëjnë, ka thënë se puna e tyre gjithmonë është sfiduese ndaj qytetarëve, por një punë që meriton të çmohet dhe vlerësohet.
"Mendoj që të gjithë jemi në rrugë të mirë që t’ia dalim dhe tu ofrojmë shërbime sa më cilësore qytetarëve. Ne si përgjegjës, jemi munduar që të mirëmbajmë punët në shëndetësinë primare dhe kemi dashur që më shumë të investojmë në infrastrukturë për faktin se edhe personeli mjekësorë të jetë më komodë, në mënyrë qytetarëve t’u ofrohet shërbime më të mira", ka thënë Xhemaili, duke premtuar se edhe në të ardhmen do të investohet në shërbimet tjera të shëndetësisë.
Nga ana tjetër, drejtori komunal për Shëndetësi, Bashkim Hyseni, ka thënë se dikasteri në krye të cilit gjendjet është përpjekur që të plotësojë tri komponentët të trekëndëshit: politikë, profesionist-shëndetësor, qytetar.
"Jemi përpjekur, që pikërisht atë që e pretendon politika përmes profesionistëve shëndetësorë ta bartim tek qytetarët tanë. Në bazë të shumë matjeve konsiderojmë që ia kemi arritur qëllimit, jo çdo herë 100 për qind, por jemi në trend të mirë dhe vazhdimisht po përpiqemi", ka thënë drejtori Hyseni.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Ferizaj, gjatë vitit 2010, ka finalizuar projektet si, në Qendrën e re të Mjekësisë Familjare, që quhet Qendra IV, renovimin e qendrave tjera të mjekësisë familjare dhe punkteve shëndetësore në Komunën e Ferizajt, projekte që kalojnë shumën e ndarë për investime kapitale nga mjetet e buxhetit komunal prej mëse 200 mijë eurove.
Aktualisht në QKMF-të e Ferizajt, punojnë 308 punëtorë, nga të cilët 32 janë mjekë familjarë, 6 stomatologë, specialistë të stomatologjisë, 11 specialistë të tjerë konsultativ të mjekësisë familjare dhe 188 infermierë.
Ndërsa, kryetar i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, duke i përgëzuar të gjithë punëtorët shëndetësor për punën që kanë bërë dhe po bëjnë, ka thënë se puna e tyre gjithmonë është sfiduese ndaj qytetarëve, por një punë që meriton të çmohet dhe vlerësohet.