
Duke i komentruar zërat se rritja e numrit të nxënësve po ndodh në prag të fillimit të vitit shkollor, ku nganjëher po ketë edhe ndikime dhe interferime të ndryshme, Berisha, ka theksuar se praktika që do të zbatohet këtë vit do ta dëshmojë të kundërten, duke thënë se asnjë drejtor shkolle nuk e ka të drejtën të bëjë asnjë regjistrim të vetëm."Secili në vendin e vet.Drejtorët nuk kanë të drejtë t’i thejnë kriteret.Lëshime do të ketë vetëm për familjet e dëshmorëve" tha Berisha.
Ndryshe, janë 2320 semimaturant që pritetet të përfshihen në procesin e regjistrimit, përfshirë këtu edhe 137 nxënës që tashmë njihen si përësritës, e të cilëve u është siguruar mundësia e vazhdimit të shkollimit.Zyrtarët kanë apeluar tek prindërit që bashkarisht me fëmijët e tyre të përcaktohen për drejtimet, ngase ata më së mirë edhe i dijën potencialet e fëmijëve të tyre."Prindërit i dijnë më së miri potencialet e fëmijëve të tyre, për këtë arsye edhe kërkojëm përkrahjen e tyre në procesin e regjistrimit të nxënësve.Apelojmë tek ta që fëmijët t’i orientojnë aty ku edhe mund t’i arrijnë rezulatetet më të mira"theksoi drejtori DKA-së, Agim Berisha.
Në komunën e Ferizajt funksionojnë shtatë shkolla të mesme publike dhe një kolexh privat.Prej tyre, dy shkolla profesionale, ajo e mjekësisë dhe e muzikës kanë karakter regjional.Në bazë të kalkulimeve që ka bërë Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, këto shkolla kanë kapacitete të bollshme të absorbojnë këtë numër të semi-maturantëve.
Që nga dita e nesërme do të fillojë regjistrimi i nxënësve në shkollim të mesem.Kështu kanë bërë të ditur këtë të enjte zyrtarë të drejtorisë komunale të Arsimit në Ferizajt.