“Ana dhe Zefi”, “Love or Prejudice”, “55 shades of gay”, “Blue Room”, “In five seasons: An enemy of the people”, “Zgjimi i Pranverës”, “Balkan Bordello”, “The Handke Project”, “Molly” dhe “Gadjo” janë shfaqjet ku aktorja ferizajase Verona Koxha shkriu talentin e saj, duke i dhënë publikut lojë fantastike teatrore, pa lënë anash edhe të qenurit pjesë e filmave si “Plum in the Throat”, “Wooden Sword”, “War, games and video recordings”, punë kjo artistike e paraqitur jo vetëm në skenën vendore, por edhe para auditoriumeve kulturore si në Zvicër, Gjermani, Sllokavi, Slloveni, Çeki, Itali, Francë, ShBA e vende të tjera të rajonit tonë, suksese këto që meritojnë të duartrokiten e për të cilat e përgëzova në pritjen që i bëra sot në zyrën time, duke i siguruar mbështetjen e plotë në rrugëtimin e saj artistik.