Vepra e veprimtarit kombëtar, tani të ndjerë, Ramadan Emini, pa dritën e botimit ditë më parë
16/02/2023 09:35
Vepra e veprimtarit kombëtar, tani të ndjerë, Ramadan Emini, pa dritën e botimit ditë më parë, nën përkujdesjen e Klubit Letrar “De Rada” dhe mbështetjen e Komunës së Ferizajt. Sot, mirëprita, vajzën e të ndjerit, profesoren Majlinda Emini Qalaj dhe bashkëpunëtorët e të ndjerit, nga të cilët pranova veprën “Testament shpirti” të veprimtarit Ramadan Emini, vepër kjo me vlera të veçanta letrare, brumosur me idealin e lirisë e atdhedashurisë.