Sot, në zyrën time prita bashkëshorten e Hyzriut, znj. Zhaklina, vëllain e Hyzriut, profesorin z. Shabi Rekaj, sekretarin e LSHAK Shqiptare, z. Pal Sokoli dhe veprimtarin z. Martin Çuni, ku në emër të Komunës së Ferizajt, ndava mirënjohjen pas vdekjes për kontributin e Hyzri Rekajt për lirinë e Kosovës. Gjithashtu nga z. Pal Sokoli pranova dhuratë veprën e tij monografike “Zef Sokoli” kurse nga profesori Rekaj pranova dhuratë veprat monografike “Fanarët e Düsseldorfit në Gjermani” dhe monografinë “Hyzri Rekaj”.