
“Kjo pra është plasimi i një projekti kapital i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizimit, që ka qenë i planifikuar për vitin 2015 i cili tashmë u realizu”, ka thë në drejtori Haliti.
Por, disa nga këto pika turistike, janë akoma gjysmëfunksionale. Zyrtarët e pushtetit lokal u zotuan se do të punojnë që këto vende turistike t’i bëjnë së shpejti plotësisht funksionale.
“Në seancat e radhë s së Kuvendit të Kosovës, do të jetë pikë e veçantë edhe fenomeni i Bifurkacionit ku do të shpallet si fenomen i natyrës me rëndësi të veçantë dhe do të kalojë në kompetenca të Ministrisë së Ambientit dhe pastaj investimet dhe përkujdesja do të jetë më e madhe, pastaj do të bëhët mbrojtje lineare e lumit të Bifurkacionit”, tha Haliti, duke shtuar se do të bëhet edhe një projekt për pastrimin e shtratit të lumit.
Sipas informacioneve zyrtare vetëm Bifurkacionin e Ferizajt brenda një dite e vizitojnë rreth 50 turistë.
Në Ferizaj u vendosën 8 harta turistike, me karakter informues për turistët vendës dhe të huaj. Përveç një harte në bulevardin e Ferizajt, të tjerat u vendosën në hyrjet kryesore të qytetit, pastaj në “Parkun e Lirisë” dhe në kompleksin turistik “Jezerci”.