I menjëhershëm ka qenë reagimi i drejtoreshës së Urbanizimit dhe Mjedisit, Qazime Vata, e cila këtë paraqitje të Fazliut e ka vlerësuar si nisje të një fushate të hershme zgjedhore.
Ajo ka shpjeguar se me fillimin e realizimit të projektet të bulevardit të qytetit, një investim mbi 1 milionësh, është imponuar studimi i qëndrueshmërisë së këtyre drunjve.
Për këtë shkak ajo ka thënë se nga instituti përkatës maqedonas kanë marrë opinionin e një eksperti të saj, se këta drunj nuk mund të jenë më pjesë e këtij projekti për shkak të gjendjes së tyre, vjetërsisë, shtrirjes se rrënjëve të tyre karshi objekteve tjera dhe se komisioni komunal, që ka studiuar mirë vlerësimet e tij, ka dhënë pëlqimin për prerjen e tyre dhe zëvendësimin me drunj të rinj.
"Me qëllim të mos rrezikimit të këtij projekti milionësh ka ardhur deri tek zëvendësimi i drunjve dhe kjo është e lejueshme në çdo vend" ka thënë Vata.
Vata ka thënë se vendimi i kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu ka qenë tërësisht i ligjshëm dhe si të këtillë do ta vlerësojnë edhe institucionet tek të cilat është ankuar Fazliu.
Drejtoresha e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Qazime Vata përmes një konference për gazetarë ka reaguar ndaj kandidatit ë Nismës Qytetare për Ferizaj, Bashkim Fazliut-Migjenit i cili këtë të martë ka ushtruar një kallëzim penal ndaj krerëve të pushtetit lokal.