Një projekt i ri po merr formë në Varosh, ku po zhvillohet një hapësirë moderne e gjelbër rekreative dhe sportive në shërbim të qytetarëve. Ky investim përfshin ndërtimin e shtigjeve për ecje, ambienteve për aktivitete sportive dhe zonave të dedikuara për pushim dhe socializim. Projekti po realizohet si bashkëpunim ndërmjet Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për të krijuar më shumë hapësira publike funksionale për komunitetin lokal.Kryetari Agim Aliu theksoi se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të më shumë hapësirave të gjelbra dhe funksionale për qytetarët. “Po investojmë në projekte që e afrojnë komunitetin, nxisin aktivitetin fizik dhe përmirësojnë mirëqenien e përgjithshme të banorëve. Varoshi po merr një dimension të ri, duke u shndërruar në një zonë moderne dhe të përshtatshme për të gjitha moshat,” u shpreh ai.