Karriera e Prof.Dr. Kemajl Ramadanit zë fill që nga shkolla e mesme ku u dallua si pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968, për të vijuar me studimet për ekonominë që i përfundoi më 1973 në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, për të mos u ndalur në avancimin akademik edhe me magjistraturën dhe doktoraturën në këtë Universitet, puna në disa ndërmarrje e institucione si ligjërues i lëndës së kontabilitetit në Shkollën e Mesme Ekonomike në Ferizaj, udhëheqës i financave në Elektrodistribucion, ndihmës drejtor në Shërbimin e Kontabilitetit Shoqëror, ndihmës drejtor gjeneral për çështje ekonomike në Fabrikën e Gypave në Ferizaj, drejtor gjeneral në NTSh “17 Nëntori” si dhe ligjërues në disa kolegje private, pa lënë anash edhe angazhimet e tija përtej profesionale si Kryetar i Klubit të Xhudos, nënkryetar i klubit futbollistik “Çeliku”, Kryetar i Shoqatës sindikale të hotelerisë dhe turizmit pranë BSPK-së, të qenurit këshilltar i Kuvendit Komunal për 9 vite, autor i dy veprave nga lëmia e kontabilitetit, e pa dyshim pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore profesionale brenda dhe jashtë vendit, ku vlen të theksohet ajo në Budapest të Hungarisë ku njoftoi e sensibilizoi në sytë e botës, dëbimin masiv të punëtorëve nga ndërmarrjet shoqërore, që bëjnë kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe vlerë të ndritur të shoqërisë ferizajase.