
"Programi angazhon të rinj që kanë ndjekur ndonjë trajnim për ndërmarrësi, që kanë zhvilluar plane biznesi ose që kanë biznes të vetin të sapo themeluar. Stafi i këtij programi u ndihmon ndërmarrësve të rinj të përmirësojnë planet e tyre të biznesit, për të siguruar rrugën më të shpejtë drejt suksesit " theksoi Lipoveci.
Për më tepër ky program gjithashtu ofron edhe përkrahje për të rinjtë të cilëve u nevojiten shkathtësi zhvillimore për idetë novatore."Programi ofron ndihmë për fillimin e zhvillimit të një biznesi të ri, që përfshinë hulumtimin e mundësive për biznes, marketing, kontabilitet, komunikim biznesi dhe menaxhim themelor" tha Avdyl Lipoveci
Edhe kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili, u ka dhënë përkrahje ideatorëve të këtij programi, duke thënë se ndërmarrësia është një aspekt shumë vital dhe i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshme ekonomik të një vendi."Ferizajt dhe Kosovës iu nevojiten idetë e reja, guximi dhe dëshira e të rinjëve për t’iu bashkangjitur sektorit privat. Sa më shumë biznese të qëndrueshme të hapen në vend, aq më shumë përfitime do të kemi si shoqëri në shumë drejtime, që nga hapja e vendeve të reja të punës, të hyra më të mëdha për familjet, krijimi i një mjedisis të shëndoshë afarist, mundësi për të ofruar shërbime të nevojshme dhe më shumë të hyra për komunën përmes taksave dhe tatimeve" theksoi kreu i Ferizajt, Bajrush Xhemaili.
Fjalë të mira për këtë program kanë adresuar edhe përfaqësuesi i programi të BE-së Kosvet VI, Martin Gibson dhe përfaqësuesja e Mercy Corps-it, Donika Bibaj, duke thënë se nga përvoja e tyre me programe të ngjashme, kanë parë tek të rinjët idetë kreative për të qenë pjesë e suksesit."Është shumë e rëndësishme që USAID-i po i përkrahë financiarisht edhe ato biznese që kanë kaluar nëpër projektet tona. Biznesi nuk duhet të jetë vetëm i regjistruar, por duhet të jetë aktiv dhe të zhvillohet" tha Martin Gibson.
Ndryshe, mësohet se të drejtë aplikimi kanë të gjithë ndërmarrësit e rinj të moshës 18-35 vjeçare, që kanë ndjekur trajnime ndërmarrësie dhe që kanë zhvilluar plane biznesi përmes përkrahjes së projekteve tjera apo që kanë biznes jo më të vjetër se 24 muaj dhe që janë përkushtuar të punojnë shumë. Ky program ofron këshilla biznesi, përkrahje për të prezantuar planin e biznesit, lidhje kontakti me bankat komerciale dhe institucionet mikrofinanciare si dhe një grant deri në 5000 dollarë që i korrespondon kapitalit të vet ndërmarrësit, pasi plani i qëndrueshme i biznesit të jetë pranuar.
Të rinjët ferizajas përmes pyetjeve janë interesuar për këtë program, ndërsa në fund janë paisur edhe me aplikacione. Mësohet se aplikimi do të filloj me 9 maj dhe do të zgjas deri me 17 qershor.
Edhe kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili, u ka dhënë përkrahje ideatorëve të këtij programi, duke thënë se ndërmarrësia është një aspekt shumë vital dhe i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshme ekonomik të një vendi.