Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL në bashkëpunim me projektin Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive e USAID-it, organizuan Ceremoninë shpërblyese për performancën më të mirë të Komunave.
Komuna është shpërblyer për performancë të mirë në parqe, sheshe dhe menaxhim të mirë të mbeturinave. Në ceremoninë e sotme të ndarjes së shpërblimeve, në të cilën u shpallën fituesit e rundit të tretë të këtij fondi, qe i pranishëm edhe kreu i Ferizajt, Agim Aliu. Ai u shpreh i kënaqur me marrjen e këtij çmimi, duke thënë se komuna do të vazhdojë të punojë edhe më tej në krijimin e kushteve ambientaliste për qytetarët.
“Se pari ne duhet të shprehim kënaqësinë që përpos vlerësimit të qytetarëve që bëhet për vendin tonë për shërbime shumë cilësore për qytetarët tonë, kemi edhe një vlerësim të jashtëm them nga një organizatë prestigjioze në kuadër të SHBA-ve, USADI- amerikan dhe kjo na bën të ndiem edhe të kënaqur për faktin se është një vlerësim mjaft i mirë dhe ne jemi fitues të një çmimi prej 45 mijë dollarëve amerikan. Nuk është esenca vetëm tek fitimi i një çmimi për 45 dollarë sa është, por edhe vlerësimi pozitiv për punën që ne po bëjmë për parqet, sheshet si dhe çështjen e mbeturinave, por në të njëjtën kohë, ky çmim neve na motivon që edhe me tutje të ofrojmë shërbime më lartë edhe më cilësore”, është shprehur Aliu.
Komunat u shpërblyen për arritjet e tyre në performancën komunale, e cila ishte ndarë në tri kategori: Shërbime Administrative, Parqe, Sheshe dhe Grumbullimi i mbeturinave dhe Ndriçimi Publik, Rrugët dhe Trotuaret.
I pari i Ferizajt Agim Aliu shtoi se komuna e Ferizajt,po punon që të tregohet e suksesshme edhe në fusha të tjera, si në administratë etj.
“Ky nuk është vlerësim vetëm për këtë cilësi në ofrim të shërbimeve për parqet, sheshet dhe për menaxhim të mbeturinave, por edhe për shërbimet tonat, vlerësimet janë si nga USAID-i por edhe nga qytetarët dhe nga anketa të ndryshme vlerësimet janë pozitive në të gjitha fushat e tjera që kanë të bëjnë edhe me shërbimet administrative, por kjo na motivon që në të ardhmen të punojmë edhe më shumë”, ka thënë Aliu.
Ndryshe, pas një procesi garues , në Prishtinë u ndanë tetë shpërblime për tetë komuna,që arrinin shumën 360 mijë dollarë. USAID-i kontribuoi me 270 mijë dollarë ,kurse Ministria e Administrimit të pushtetit lokal me 90 mijë dollarë. Përndryshe,sot morën çmime poashtu edhe ,komuna e Junikut,Hanit të Elezit,Pejës, Gracanicës, Mamushës, Kllokotit dhe Prishtinës. Njëherësh,merret vesh se ky është rundi i fundit i shpërblimeve me grante i organizuar nga Iniciativa demokratike dhe Efektive e USAID-it.
MAPL dhe USAID-i shpërblyen komunat për performancën më të mire. Komuna e Ferizajt, edhe sivjet ka përfituar një fond prej 45 mijë dollarësh amerikanë ,nga Fondi i USAID-it.