
Edhe Pashkët e sivjetme le të na bashkojnë rreth qëllimeve të mira, synimeve për përparim, drejtësi e humanizëm. Atmosfera festive e Pashkës të jetë sa më shumë e pranishme në zemrat e besimtarëve dhe të jetë frymëzim për ndjenja të këndshme e sa më shumë vepra të mira. Gëzuar!
Muharrem Svarqa
Kryetar i Ferizajt
Dëshiroj që të gjithë besimtarëve katolikë, t’ua uaroj festën e madhe të Pashkëve, e cila përkon me fillimin e pranverës, me fillimin e ringjalljes, të jetës së re dhe të shpresës. Le të jetë edhe kjo festë moment bashkimi rreth tryezës së dashurisë, respektit, vëllazërisë e miqësisë.