Me rastin e festës së Fiter Bajrami në Emër të Komunës se Ferizajt dhe në emrin timin personal të gjithë besimtarëve islam ju uroj festën e Fiter Bajramit duke u lutur që në mes nesh të mbretëroj Dashuria, Solidariteti, Tolerance e Uniteti sepse vetëm në ketë mënyrë do të jemi të lumtur .
Bajrami të cilin po e përjetojmë me mëshirën dhe dëshirën e Zotit, është edhe një rast që ti falënderohemi Atij që po mundemi të jetojmë nën rrezet e besimit tonë, ti gëzohemi njëri tjetrit dhe ta ndajmë dashurinë mes vete, të shprehim humanitetin tonë dhe dhembjen ndaj atyre që për shkaqe të ndryshme nuk mund ti gëzohen tërësisht çasteve të lumturisë të përgjithshëm.
Ta ruajmë respektin dhe mos të harrojmë kurrë sakrificat e qytetarëve të Kosovës, të përkujdesemi për familjet e dëshmorëve dhe për invalidët e luftës. Ata nuk kanë nevojë për mëshirën tonë, por për respekt dhe dashuri. Në ditët si kjo duhet t’u dëshmojmë se jemi gjithmonë me ta.
Duke ju dëshiruar gëzime dhe lumturi në këto ditë Bajrami, i ftoj të gjithë besimtarët islam, si edhe të gjithë njerëzit tjerë me vullnet të mirë që të kultivojnë vlerat njerëzore e civilizuese, dashurinë ndaj familjes dhe miqve e fqinjëve, të respektojnë konceptin univerzal për lirinë e të nderojnë ndryshimet me të cilat na ka karakterizuar Allahu.
Me rastin e festës së Fiter Bajrami Kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, uron besimtarët islam