Në bazë të nenit 13, të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nr. 03/L/040 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës nr. 28/2008), nenit 51, paragrafi 2.1, të Statutit të Komunës së Ferizajt, Kryetari i Komunës me datë 30.04.2014 miratoj:
Urdhëresë për ndalimin e punës për festën e një majit
I. URDHËROHEN të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtari tregtare, shërbyese dhe veprimtari tjera që mos të punojnë për festën e një majit me datën 01.05.2014.
II. MBIKQYRJEN e kësaj urdhërese e bëjnë Inspektorët e tregut dhe Inspektori Komunal.
III. MOSZBATIMI i kësaj urdhërese nga ana e titullarëve, paraqet shkelje dhe sanksionohet me ligj.
IV. URDHËRESA hyn në fuqi ditën vijuese pas nënshkrimit.
Kryetari i Komunës,
Muharem Svarqa