Ndonëse tanimë në çdo shkollë të mesme të lartë të komunës së Ferizajt bartja e uniformës nga ana e nxënësve është e obliguar ,edhe këtë vit shkollat kanë nisur procesin e tenderimit me kompanitë të cilat do t’i pajisin nxënësit me uniforma shkollore, përkatësisht ata që sivjet janë bërë pjesë e këtij sistemi arsimor. Agim Berisha,drejtor i Drejtorisë komunale të Arsimit në Ferizaj thekson se institucionet shkollore kanë afat deri në fund të këtij muaji që t’u sigurojnë nxënësve uniformat.
Sipas Berishës, deri më tani projektet për pajisje me uniforma i kanë shpallur shkollat me numër më të lartë të nxënësve.
Ndërsa sa i përket çmimit të uniformave të nxënësve ,përveç Gjimnazeve që kanë uniformë më të komplikiuar e që planifikohet të jetë 39euro, shkollat e tjera si çdo vit do të kenë uniformë më të thjeshtë dhe me një çmim jo më shumë se 10 euro. Mirëpo,Berisha thotë se kjo është në kompetencë të shkollave.
Ndryshe,aktualisht,në qytetin e Ferizajt funksionojnë 7 shkolla të mesme të larta.
Institucionet shkollore kanë afat deri në fund të këtij muaji që t’u sigurojnë nxënësve uniformat.