Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i shoqëruar nga drejtori i urbanizmit Faik Grainca dhe ai i shëndetësisë, Burim Karameta, gjatë qëndrimit në Britaninë e Madhe, u pritën sot nga kryetarja e qytetit të Manchesterit, Lordja Susan Cooley, me të cilën zhvilluan bisedime për modele të ndryshme të bashkëpunimit reciprok, veçanërisht në të mirë të qytetarëve të Ferizajt. Theks i veçantë iu kushtua përmirësimit të infrastrukturës në shëndetësi, si në furnizimin me pajisje dhe stabilimente të teknologjive më të reja, por duke mundësuar paraprakisht trajnimin e punëtorëve shëndetësorë për operim me këto pajisje, pa përjashtuar edhe mundësinë e specializimeve të një numri të caktuar mjekësh ferizajas në spitalet prestigjioze të Manchedterit.
U bisedua edhe për shkëmbime të nxënësve të grupmoshave 14-17 vjeç për qëllime vizitash, njohjeje dhe mësimi, si dhe për bashkëpunimin e shkollave të futbollit nga këto dy qytete. Nga delegacioni i Ferizajt para kryetares së Manchesterit u trajtua edhe problemi i mungesës ssë një shtëpie për strehimin e pleqve, gjë për të cilën ajo u zotua se do t’i hulumtojë mundësitë për të gjetur donacione për këtë destinim.
Gjatë takimit me kryetaren e Machesteri të Anglisë, po ashtu u arrit pajtimi që studentët ferizajas të shkencave politike, do të mund të asistojnë në institucionet e qytetit të Manchesterit, për të fituat përvoja nga funksionimi i politikës dhe demokracisë në këtë vend.
Gjatë takimit të kryetarit të Ferizajt Muharrem Svarqa me kryetarin e qytetit britanik të Mnachesterit, Susan Cooley, u biseduan një sërë mundësish për ta mbështetur Ferizajn me pajisje shëndetësore, me specializime nga fusha e mjekësisë etj.