Në kuadër të manifestimeve për përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës u mbajt aktiviteti tashmë tradicional “Lexuesi i Vitit” në kuadër të Bibliotekës “Sadik Tafarshiku”, përkatësisht Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Elvira Spahiu dhe Eltion Hyseni u zgjodhën lexuesit më të mirë në sallë të leximit, Noar Bajrami dhe Linesa Zeqiri, lexuesit më të mirë në sektorin për fëmijë dhe Enesa Bislimi dhe Muhabi Neziri nga sektori për të rritur.
Mirënjohjet i shpërndau drejtorja e kulturës znj. Xhemile Murati-Shabani, ku edhe me një fjalë rasti përshëndeti të pranishmit. Po ashtu nxënësit e shkollës “Ahmet Hoxha”, recituan poezi për 17 shkurtin dhe grupi i fëmijëve “Kastriotët” performuan valle.