QMF-ja, me 400 metra katrorë, do të ketë dy ordinanca, dhomën e stomatologut, dhomën e infuzioneve, laboratorin, barnatoren dhe hapësirat ndihmëse.
Kreu i komunës Muharrem Svarqa, u tha banorëve të tubuar në ceremoninë e vënies së gurthemelit, se ky objekt është njëri nga investimet e pushtetit lokal për të ngritur mirëqenien shëndetësore të banorëve dhe një hap më tej për realizimin e synimeve drejt përmbushjes së planeve investive.
Nga Zaskoku deri në Doganaj është në përfundim edhe ndërtimi i rrugës së asfaltuar, me trotuar dhe sipas standardeve bashkëkohore.
Ndërtimi i ambulancës për Zaskokun, Pleshinën dhe Dubravën, është investim i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Ferizajt në vlerë 110 mijë euro. Nëse plani realizohet me kohë, ambulanca do të përfundojë së ndërtuari brenda këtij viti.
Me një ceremoni rasti, sot në trekëndëshin Zaskok-Dubravë-Pleshinë, u vu gurthemeli i qendrës së mjekësisë familiare, e cila do t’u shërbejë mbi 4 mijë banorëve të këtyre dhe fshatrave përreth.