
Duke i përshëndetur të pranishmit, kryetari i Komunës së Ferizsjt, Muharrem Svarqa, theksoi shembëlltyrën e dëshmorëve, të cilët, me flijimin e tyre, vunë themelin e shtetit tonë të ri, nevojën që shkolla të angazhohet që brezi i ri të përgatitet për të qenë konkurrent në tregun evropian të punës e të vleravedhe përkushtimin e pushtetit lokal për të mbështetur ngritjen e cilësisë së punës e të mësimit.
Nxënësit e shkollës “Kemajl Hetemi” u paraqitën me një program rasti, ndërsa tek busti i dëshmorit, u vunë kurora lulesh.
Me këtë rast u paraqitën arritjet dhe hapërimi i kësaj shkolle përgjatë viteve dhe rezultatet aktuale të saj.