
"Profesioni i mësuesit përfaqëson misionin e shenjët për ngritjen e brezave të ardhshëm" ka thënë Besim Zymberi
Edhe drejtori i Drejtorsië së Arsimit, Agim Berisha, ka spikatur një kronologji të ecjes dhe rritjes së shkollës shqipe, ndërsa në veçanti është ndalur tek të arriturat e arsimit në komunën e Ferizajt, duke thënë se zhvillimet në arsimin ferizajas kanë ndjekur të njëjtat rrjedha sikurse arsimi në të gjitha trojet shqiptare.Ai është ndalur tek organizimi i arsimit pas luftë së dytë botërore, duke i atribuar meritat mësuesve veteran Munish Ramadani dhe Shaban Vata, të cilët për vite bartën barren e mbajtjes gjallë të shkollës shqipe.
Në këtë akademi u shfaq edhe një film dokumentar lidhur me investimet në shkollat e komunës gjatë vitit 2011, ndërsa nxënësit e Shkollës së Muzikës "Çesk Zadeja" dhanë një program të pasur kulturor. U tha se gjatë vitit 2011, në shkollat e komunës janë bërë investime që kapin shumën e rreth 1 milion eurove, duke përmirësuar dukshëm kushtet për punë dhe duke rritur nivelin e cilësisë në mësime.
Nënkryetari i komunës së Ferizajt, Besim Zymberi, ka thënë me këtë rast se shkolla shqipe ka një histori më të lashtë se sa ajo e 7marsit.Sipas tij, lashtësia shihet në madhështien e pleqëve tanë, të cilët dinin të organizonin shkollën e tyre, por për shkak të pushtimeve dhe armiqëve të shumtë, shpesh herë rezulatet e kësaj shkolle përvetësoheshin nga të tjerët edhe në aspektin e arritjeve shkencore