
Ardian Ferizi, drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim, ka thënë se ishte dëshirë shumë e madhe e kryetarit të Komunës së Ferizajt Bajrush Xhemailit, që të ishte në përurimin e kësaj rruge, por për shkak të një udhëtimi zyrtar jashtë vendit nuk ishte e mundur ardhja e tij. Edhe pse shumë rrugë të tjera gjatë këtij viti janë shtruar në Komunën e Ferizajt, Ferizi ka thënë se arsyeja e vetme e dëshirës së kryetarit për ardhje në përurimin e kësaj rruge, ishte se pjesën më të madhe të mjeteve e ka siguruar komuniteti me vetiniciativë. "Duke e parë që komuniteti në këtë lagje është shumë i organizuar, kryetari Xhemaili ka dashur të jap një mesazh për të gjitha rrugicat tjera sikur kjo, që komunitetet tjera të organizohen, në këtë mënyrë dhe ndihma e qeverisë lokale do të jetë e njëjtë dhe nuk do të mungojë", ka thënë Ferizi.
Sadik Balaj, banor i kësaj lagje ka thënë se nevojën për ndërtimin e kësaj lagje e kishin të kahmotëshme dhe me iniciativë të vet banorëve të kësaj, tashmë ajo është e shtruar me kubëza betoni . "Nuk kemi mundur të hy në këtë rrugë me kerre pa zatet kerri nëpër gropa. tani rruga është e shtruar shumë mirë, por edhe lagjja është treguar shumë solidare", ka thënë Balaj, duke shtuar se përveç shumës që u ishte caktuar nga disa banorë të cilët ishin iniciatorë për shtrimin e kësaj rruge, ka pasur banorë të cilët kanë dhënë të holla edhe më shumë se shuma e caktuar vetëm që të vie deri tek grumbullimi i mjeteve. "Dy familje i kemi liruar, sepse ato ishin me halle. Të tjerët kanë dhënë edhe asht asaj që i kemi caktuar",ka thënë Balaj.
Ndërsa banori tjetër Islam Salihu, thoshte se tani i kanë të gjitha. "Uji po, rrugën po, kanalizimin po. Tani i kemi krejt. Edhe dritat kanë thënë se s shpejti do ti rregullojnë", ka thënë Salihu.
Banorëve të kësaj lagje, si shembull i mirë që ishin, komuna u ka premtuar edhe rregullimin e ndriçimit publik, i cili pritet të bëhet së shpejti.
Për shtimin e kësaj rruge me kubëza betoni, komuniteti ka grumbulluar gjithsej 14 mijë euro, ndërsa 10 mijë euro të tjera ishin nga komuna. Rruga në fjalë gjithsej kishte 36 shtëpi.
Duke e parë që komuniteti në këtë lagje është shumë i organizuar, kryetari Xhemaili ka dashur të jap një mesazh për të gjitha rrugicat tjera sikur kjo, që komunitetet tjera të organizohen, në këtë mënyrë dhe ndihma e qeverisë lokale do të jetë e njëjtë dhe nuk do të mungojë, ka thënë drejtori Ferizi.