
Ministri Limaj, ka thënë se kjo rrugë do të hap perspektivë të re ekonomike dhe para se gjithash do t’u shërbejë banorëve të kësaj zonë.
“Kjo rrugë lidh tri komunat dhe shumë fshatra, rrugë e cila do të hap një perspektivë të re ekonomike. Para se gjithash kjo do t’u shërbejë banorëve që jetojnë në këtë zonë. Kemi arritur që këtë numër të fshatrave thjesht t’i urbanizojmë dhe t’i bëjmë fshatra të Kosovës së re, ashtu siç ne po i quajmë”, ka thënë Limaj. Sipas tij kjo rrugë ka edhe një peshë të jashtëzakonshme në aspektin ekonomik pasi që përmes kësaj rruge Ferizaj e shkurton distancën në drejtim të Maleve të Sharrit dhe Brezovicës. “Ne po ju ofrohemi bukurive tona, e në këtë rast siç është Brezovica në drejtim të turizmit. Hapjen e perspektivës së re, në zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, ka thënë Limaj, duke shtuar se rruga do t’u shërbejë edhe banorëve, që të vazhdojnë të qëndrojnë në vendet e tyre. Limaj gjithashtu ka thënë se komunave të Ferizajt, Kaçanikut dhe Shtërpcës, rruga do tu shërbejë për zhvillim ekonomik dhe kjo do të vërehet në të ardhmen. Limaj me këtë rast ka bërë të ditur se me kryeatrin Xhemaili kanë edhe një projekt tjetër, që komunat e Kaçanikut, Vitisë, Lipjanit, Shtimen dhe Ferizajt si qendër e tyre do t’i pajisen me dy zona. “Njerëzit tanë, do të kenë mundësi që t’i bëjnë pushimet edhe në Malet e Sharrit por edhe në Nerodime”, ka thënë Limaj, duke shpresuar që vitin tjetër do të bëjnë edhe një projekt për rrugën për Jezercë e cila lidhet me Suharekën
Ndërsa kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq ka thënë se sikurse edhe për komunat e tjera edhe për Komunën e Shtërpcës kjo është e rëndësishme. “Me këtë vërtetohet edhe se sa e përkushtuar është ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit. Dua t’ju them se shumë shpejtë do të fillojë të qarkullojë edhe linja e rregullte Ferizaj Shterpcë, jemi në bisedime me kopanin ‘Endriti’ dhe mendojë se edhe kjo është një e arritu për të ardhmen”, ka thënë Nikoliq.
Fshati i Gremës i cili është fshati më i madh në komunën e Ferizajt dhe njëri ndër fshatrat më të mëdha në Kosovë që nga pas lufta në të nuk ishte bërë asnjë investim. Ky fshat ka resurse të shumta ekonomike ku janë afro 60 biznese të vogla dhe të mesme të cilat deri më tani nuk kanë mundur të afarojnë për shkak të mungesës së infrastrukturës.
Rruga do të lidh tri komuna atë të Ferizajt, Kaçanikut dhe Shtërpcës, e cila do të krijon një cilësi të re të komunikimit rrugor brenda këtyre komunave si në aspektin ndërkomunal, ndërregjional por edhe ndërshtetëror u përurua të premten në fshatin Greme të Ferizajt