Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, ka vlerësuar se ky projekt ka një rëndësi shumë të madhe për banorët e fshatrave që gravitojnë në këtë anë. Ndërsa , drejtori i Drejtorisë së Administratës dhe Personelit , Vesel Zhinipotoku, ka thënë se me ndërtimin ka qenë më se i domosdoshëm për shkak se objekti i vjetër i Gjendjes civile ka funksionuar në kushte shumë të vështira.”Prandaj komuna e Ferizajt e ka parë të arsyeshme që vërtet të investojë në këtë drejtim, ku kemi ndërtuar një objekt shumë të mirë i cili i plotëson standardet ndërkombëtare në ruajtjen dhe ofrimin e shërbimeve të qytetarëve”, ka thënë Zhinipotoku.
Kurse përfaqësuesi i fshatit Dardani, Enver Topalli, ka thënë se me këtë objekt të ri të ndërtuar në këtë fshat edhe shërbimet e qytetarëve do të jenë shumë të shpejta dhe efikase.
Në këtë zyre të gjendjes civile shërbime u ofrohen banorëve të të fshatrave Dardani, Zlltar dhe Mirosale. Ky është një investim i cili është bërë nga buxheti komunal, ndërkaq për vitin 2012 parashihet të ndërtohen edhe dy objekte të tilla në fshatin Gaçkë dhe në Kosinë.
Në këtë përurim morri pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili, zv.ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit Rural Xhabir Morina, si dhe drejtues të shumë të qeverisë lokale të Ferizajt.