Në një ceremoni të organizuar nga Drejtoria e Arsimit, dje u pensionua drejtorja shumëvjeçare në disa institucione arsimore e së fundmi drejtore në shkollën “Mejdi Xhaferi” në Mirosalë, znj. Shafije Hajdari.Në fjalën e tij në këtë ceremoni, drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani çmoi lartë kontributin e drejtores Hajdari, në menaxhimin e institucioneve arsimore si dhe shprehu falënderimin për kontributin e saj të çmuar në arsimin ferizajas në përgjithësi.