
Mundësitë për të thithur investime nga jashtë për të rregulluar infrastrukturën, për të realizuar projekte në kulturë rini e sidomos për të zhvillu bizneset e vogla e të mesme, tash e tutje do të jenë më të mundshme e më të afërta përmes “Focus Europës”, theksoi Bajrush Xhemaili Kryetar i Komunës së Ferizajt.
“Dobitë janë të shumta vetëm lipsen ide për t’i shfrytëzuar ato. Ne u ndihmojmë me përvojën tonë që t’i mbështesim procesin e zhvillimit të dialogut në mes institucioneve të juaja dhe atyre evropiane. Ndihmojmë në organizimin e trajnimeve, për hartimin e promovimin e projekteve për të konkurruar, pastaj në projektet e shumta evropiane që mund t’i realizoni dhje të investoni në vendin e tuaj theksoi Theksoi presidenti i asociacionit ,,Focus Europa’’, Graziano Milia.
Edhe e kryetari i Vitisë Nexhmedin Arifi dhe ai i Shtimes Naim Isamili, shprehen optimistë që u anëtarësuan në “Focus Europa” që bëhet një hap mbase të vogël drejt integrimeve evropiane, por i cili hap qel shumë dyer e rrugë për të bërë pastaj edhe vepra edhe më të madha drejt integrimit në BE. “Nëse Shkodra ka krijuar tashmë përvojë nga ky anëtarësim e ka realizua projekte konkrete, shpresojmë se edhe ne pas qytetit të lashtë do të arrijmë të korrim frytet e anëtarësimit” na thanë një zëri të tre kryetarët me shpresë se ditë edhe më të mira do të vijnë për ne në përgjithësi.
Për fund kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili, si nikoqir i takimit, udhëheqësve të “Focus Europës” u ndau nga një mirënjohje të veçantë për kontributin e tyre konkret në anëtarësimin e komunave në këtë Shoqatë Evropiane.
Mundësitë për të thithur investime nga jashtë për të rregulluar infrastrukturën, për të realizuar projekte në kulturë rini e sidomos për të zhvillu bizneset e vogla e të mesme, tash e tutje do të jenë më të mundshme e më të afërta përmes “Focus Europës”, theksoi Bajrush Xhemaili