Kryetari i Komunes, Bajrush Xhemaili, para kuvendarëve ka thënë se procesi i hartimit të propozim-buxhetit është zhvilluar në përputhje të plotë me udhëzimet ligjore duke i konsultuar të gjithë faktorët relevantë, në kushte të transparencës dhe mobilizimit të strukturave komunale, me qëllim të përfshirjes së plotë të qytetarëve dhe grupeve të interesit, në hartimin dhe përcaktimin e prioriteteve investimore-zhvillimore.Xhemaili ka specifikuar se projekt- propozimi për buxhetit 2011-2013 karakterizohet edhe me ngritje të vlerës buxhetore për invetime kapitale për 6.8%, krahasuar me atë të vitit fiskal 2010.
"Lista e investimeve kapitale e propozuar në kuadër të Projekt-Buxhetit 2011-2013 përmban 173 projekte kapitale për tri vitet e ardhshme.Vetëm për vitin 2011 janë projektuar të realizohen 98 vepra publike infrastrukturore. Do të asfaltohen 24 rrugë të reja, dotë ndërtohen 22 sisteme të reja të kanalizimit, prej të cilave, 14 në fshatra, do të ndërtohen 4 sisteme të reja të ujësjellësit në fshatra dhe do të rehabiltohet në pjesë e konsiderueshme e rrjetit të vjetëruar të ujësjellësit në qytet" theksoi Xhemaili
Në kuadër të planifikimeve për investime në lëmin e arsimit, kryetari Xhemaili ka bërë të ditur se me këtë kornizë buxhetor është paraparë të ndërtohen dy hapësira të reja shkollore në fshatra, si dhe renovimi në tërësi i dhjetë shkollave tjera.
"Veç investimeve në infrastrukturë dhe arsim është paraparë që të renovohen dy qendra mjekësore dhe do të rehabilitohen disa të tjera.Do të trajtohen me furnizim për ndërtim shtëpish një numër i konsiderueshëm i bashkëqytetarëve tanë të pastrehë, do ta vazhdohet me hartimin e planeve rregullative të qytetit; do të realizohen 6 projekte në sferën e kulturës e sportit, ndërsa në fushën e bujqësisë, do të vazhdohet më mbështetje nëpërmjet subvencioneve, ndërsa me rregullimin e paraparë të shtratit të lumenjve vërshues, do të rritet mundësia për investime produktive. Po ashtu, në sferën e agrokulturës, presim një rritje të konsiderueshme të bashkëpunimit në aspektin e investimeve, me Ministrinë e Bujqësisë" theksoi Xhemaili.
Ky projekt buxhet është përkrahur nga 27 këshilltarë komunal, ndërsa kundër tij kanë qenë vetëm 10 këshilltarët e grupit kuvendor të LDK-së, të cilët edhe gjatë debatit që rrodhi kanë adresuar kritika në mënyrën e hartimit të buxhetit dhe identifikimit të projekteve.Shefi i këtij grupi kuvendor Faruk Guri ka sjellur shqetësime që lidhen me planifikimin dhe grubullimin e të hyrave vetanake, ndërsa ka thënë se prioritet i është dhënë rrugëve që lidhin komunat në mes veti e jo atyre në vetë zonën e komunës. Sahit Krasniqi nga LDD-ja ka thënë se në bazë të kësaj kornize vërhete një rritje e ndjeshme e buxhetit, ndërsa ka folur për disa oscilime rreth disa kategorive buxhetore që sipas tij janë shqetësuese.Xhavit Zariqi nga PDK-ja ka thënë se kryetari Xhemaili dhe ekipi i tij ka bërë një punë të suksesshme ngase ka konsultuar me kohë të gjitha grupet e inetersit."Ky buxhet është gjithpërfshirës dhe ka identifikuar projektet me interes për komunën" ka thënë Zariqi.
Ndryshe, sipas propozuesit të buxhetit, kryetarit Xhemaili , ky projekt-buxhet siguron vazhdimësinë e investimeve strategjike në komunë, me qëllimi të përmirësimit të kualitetit të jetës së qytetarëve dhe krijimit të parakushteve për zhvillim ekonomik të komuns
Senaca e rregullt e asambles komunale i ka dhënë të hënën dritën jeshile projekt buxhetit të komunës për vitin 2011-2013, i cili kësaj rradhe peshon 16 741 547 euro, që krahasura me buxheti e këtij viti është më i rëndë për 2,95 %. me këtë rast kryetari i Ferizajt