Në sallën e mbledhjeve të Komunës së Ferizajt, Grupi i Grave mbajti takimin e radhë s ku u bisedua për çështje të rëndësishme tematike sipas planit të punës. Një ndër pikat e diskutimit ishte vizita e grave përfaqësuese nga komuna e Gjakovë s, Deçanit dhe e Pejë s, qe do t’i bë het Komunë s së Ferizajt me datë n 31 tetor, me sponzorizim të OSBE-se.
Mirlinda Bytyçi, udhë heqë se e grupit, tha se është kënaqësi dhe nder që koleget tona nga komunat e tjera të Kosovës kane shprehur dë shirë të na vizitojnë për të shkëmbyer përvojat dhe aktivitete tona një vjeçare, te cilat suksesshëm m janë udhë hequr nga Lumnije Morina për një mandat njëvjeçar.
Ndërsa Lumnije Morina, deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës, e ka cilësuar lart iniciativën në fjalë duke thënë se takimet e tilla ndërkomunale janë mjet i rëndësishëm bashkëpunimi, sepse pritet që mësimi të jetë reciprok, jo vetëm ne fushë e barazisë gjinore, por në çdo lëmi tjetër të demokracisë parlamentare.
Diskutimi i sotëm u ndërlidh edhe me aktivitetet tjera për shënimin e Ditë s Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas, 25 nëntorit, me ç’rast, Vjollca Krasniqi, koordinatore e njësitit për të drejtat e njeriut, Qazime Vata, drejtoreshe e Urbanizmit, Arbenita Sadiku zëvendeskryesuese e grupit dhe Zymrije Haxhimusa anëtare e Kuvendit komunal propozuan dhe morën detyra konkrete për përfshirjen e të gjithë akterëve komunal në fushat e mbrojtjes së viktimave të çfarëdo dhune në një mbledhje e cila do të mbahet në fillim të nëntorit.
Në mbledhje mori pjesë edhe ekipi monitorues i OSBE-së për qytetin tonë e kryesuar nga Sadete Ternava-Osmani
Në këtë takim u diskutuan çështje nga më të ndryshmet.