Në seancën e shtatë zyrtare të Kuvendit komunal të Ferizajt, të martën ndër të tjera është diskutuar për ecurinë financiare për periudhën 1 janar deri më 31 korrik 2010. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili duke paraqitur para asamblistëve këtë raport, ka thënë se në këtë përmbyllje të muajit korrik 2010 organizata buxhetore e komunës ka inkasuar mjete prej 2.04 % më shumë mjete krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009, gjë që tregon për një punë serioze të komunës. Ndërsa nga vlera e buxhetit 2010 me shumë prej 16 milion e 261 mijë e 478 euro janë shpenzuar 38.06% e totalit të buxhetit. “Ajo që na gëzon, është fakti se të hyrat nga tatimi në pronë, shënuan ngritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2009, për këtë periudhë, për 11. 39 përqind. Ndërsa plani shtat mujor u realizua në shkallë prej 97.30 përqind”, ka thënë Xhemaili, duke shtuar se gjatë këtij shtatë mujori ka edhe ngritje të tjera sa u takon taksave të tjera.
Ndërsa pas fjalës së kreut të komunës, u hap debati për këtë pikë, ku këshilltarët komunalë, në këtë rast të opozitës kanë dhënë disa vërejtje të vogla rreth ecurisë financiare janar –korrik, përderisa asamblistë nga pozita kanë vlerësuar lart realizimin e planit buxhetor për këtë periudhë kohore.
Dhe në fund të diskutimit të ecurisë financiare të komunës 1 janar -31 korrik 2010 kryetari i komunës së Ferizajt Bajrush Xhemaili ka mbyllur këtë pikë duke u dhënë përgjigje asamblistëve komunalë, në pyetjet që kishin bërë.
Në fund të mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal të Ferizajt me shumicë votash janë miratuar edhe 3 propozim-vendime për ndërrimin e destinimit nga toka bujqësore në atë ndërtimore. Ndërsa, asamblistët në parim u pajtuan edhe për aprovimin e Planit Lokal të Veprimit të Personave me Aftësi të Kufizuara. Por ky plan mbi bazën e mundësive buxhetore nuk do të aprovohen për vitin 2010-2011 por për vitin 2011-2012
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili duke paraqitur para asamblistëve këtë raport, ka thënë se në këtë përmbyllje të muajit korrik 2010 organizata buxhetore e komunës ka inkasuar mjete prej 2.04 % më shumë mjete krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009, gjë që tregon për një punë serioze të komunës.