Në kuadër të “Ditët e Diasporës” Ferizaj 2018, është mbajtur edhe Panairi i Veshjeve dhe Ushqimeve Tradicionale në të cilën morën pjesë edhe ansambli arbëresh nga Italia.
Ky aktivitet ishte i pari i këtij lloji ku morën pjesë një grup artistik “Kreshnikët e Lirisë” nga Kalabria.
Të pranishmit në këtë aktivitet i ka përshëndetur Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani si dhe shumë mysafirë të tjerë.
Ndërkaq në orët e vona të mbrëmjes ka filluar edhe “Festa e Miqësisë, ku në natën e parë kanë performuar Offchestra , Flaka Krelani dhe BB Poqi, ndërsa sonte do të jenë Mateus Frroku, Kachinari si dhe Renis Gjoka.
Ndërsa me 4 gusht do të performojnë Mentor Haziri dhe Nita Latifi, ndërsa në mbrëmjen e 5 gushtit do të ngjiten në skenë 3 musketjerët (Aleksandër Gjoka , Redon Makashi dhe Elton Deda).