
Me këtë rast, kryetari Aliu njoftoi drejtorët komunal edhe për zhvillimet javore si dhe vendimet që ka marr gjatë kësaj jave.
Drejtorët e drejtorive komunale njoftuan kryetarin Aliu për veprimet që janë ndërmarr në drejtoritë përkatëse.
Pika e cila pati diskutimin më të gjatë ishte ajo për përgatitjen për seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal, të cilën me kohë drejtorët e drejtorive komunale i kanë dorëzuar çështjet për diskutim.
U njoftua se këto përgatitje janë kryer dhe tanimë do të procedohen në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.