Në Galerinë e Arteve në Ferizaj, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të Pavarësisë, u mbajt ligjeratë historike me të rinj, nxënës të shkollave të mesme, me panelin e përbërë nga historianë, studiues të cilët para të rinjve paraqitën pikëpamjen historike të Festës sonë të Pavarësisë së Kosovës si dhe rrugëtimin historik drejt Pavarësisë.
Me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti drejtorja e DKRS-së, Xhemile Murati Shabani gjersa nga të pranishmit u zhvillua ligjërata dhe bashkëbiseda me të rinj mbi Pavarësinë e Kosovës.